Sonntag, 28. April 2013
Natasha Limaja: Dy poezi
M'A GEZOFSHI 100-TE VJETORE!
O Ismail Qemal ,burri,
Pa shih Vloren ,u perflak ,
Shqipja me kokat krenare,
Valevitet mbi cdo oxhak.
O Ismail Qemal ,burri,
Nrehu, ngrehu e na shih ,
Ngazellimi na mbuloi,
100-te vjete pamvaresi .
O Ismail Qemal ,burri,
I mencur e babaxhan,
Me fjalen tende te bute,
E zbute tere dynjane .
O Ismail Qemal , burri,
Ngrehu , ngrehu ,ti ku je ?!...
Njezeteteten vulose,
Me te madhin Skenderbe .
O Ismail Qemal,burri,
U perpoqe, Eh,c'luftove!...
Tere jeten tende e shkrive,
Dhe ,ja, na mevetesove.
Ti na bere zot te vendit ,
Na mbushe me dinjitet ,
Ndaj dhe shqipja me dy koka,
Dallgezon per 100 vjete.
O Ismail Qemal, Vlora,
Hajde te festosh me ne,
Ditelindjen tende te dyte ,
100-te vjete memedhe .
Deshiren kemi absurde
Porsi une dhe cdo shqiptare,
Ne kete dasme te madhe
Ty te te kemi ne balle !...
Besoj ,uron shpirti yt,
Ne 28-te Nentore,
Mbi shqiponjen e flamurit,
M'a gezofshi 100-te vjetore!...
Fejzaj 7 . 11 . 2012 .
I MBUSHA 100-TE VJETE !
Ne cdo porte,ne cdo oxhak
Shqipja e mbytur ne gjak ,
Valevitet e brohoret
E,heeeeeej , i mbusha 100-te vjeeete.
S'jane pak ,por eshte nje shekull
Tmerresishte jame perpjekur ,
Larte flamurin kuq e zi
Ta valevis me krenari .
Edhe pse, keq me gjymtoi
Europa, uqeri ,
Une Shqipja me dy krere
Fluturoj vec ne LIRI .
Ndoshta jame e drobitur
Zemra me pikon gjak ,
Per Kosoven ,Camerine
Plage ,plage fluturoj prape .
Kurre e kurre ,si kame harruar,
Se jane zgjatimet e mia,
I dua ! ,e do t'i marre !...
Ta di mire , Grekoserbia .
Po ti Europa plake
C'pate me folezen time?!...
Kur ajo ishte e plote
Pse e ben cope e therrime?...
Po ta dish ,ta dish, ta dish
Se ajo ka rritur djem ,
hekurin e bluajne me dhembe
Behen fli per MEMEDHENE .
Besoj se i ke njohur
Apo zene u ke degjuar ,
Kush shqiponjen dykrenare
E nis per te fluturuar .
Atlet i Krishtit ne Kruje
Diplomati vete ne Vlore ,
Ngriten shqipen e perflakur
Ne 28-te Nentore .
E , u bene plote 100-te vjete
Qe ai flamur valevitet ,
Sa te kete fryme shqiptari
Larte e me larte do ngjitet
E shenjte eshte kjo date
Ngazellimi i papare ,
Dhe gezimin pervelonjes
Kushdo qofte me gen SHQIPETARE!....
Fejzaj 20 . 11 . 2012 .
Samstag, 27. April 2013
Naim Frasheri: TI SHQIPERI ME JEP NDER
![]() |
| Naim Frasheri |
TI SHQIPERI ME JEP NDER
O malet e shqiperise
dhe ju o lisat e gjate,
fushat e gjera me lule,
qe ju kam nder mend dite e nate.
Ju bregore bukuroshe
dhe ju lumenj te kulluar,
cuka, kodra, brinja, gerxhe
dhe pyje te gjelberuar!
Do te kendoj bagetine
qe mbani ju e ushqeni,
o vendethit e bekuar,
ju mendjen ma defreni.
Ti Shqiperi,me jep nder,
me jep emrin shqipetar,
zemren ti ma gatove
plot me deshire e me zjarr!
Agim Desku: SHQIPËRIA IME
SHQIPËRIA IME
Më thuaj Ti
Shqipëria ime
Sa vite e shekuj
Flasim shqip.
Më thuaj Ti
Sa ëndrra i mbolla
Në zemrën time.
Sa dëshira shpirti
I ruaja për Ty.
Më thuaj Ti
Shqipëria ime
Sa luftëra e dyluftime
Me djallët i bëra.
Sa herë edhe i krisur
Vetëm për Ty
U bëra
Feniks.
Eh,me Ty
Udhëtova
Dymijë vjet para Krishtit
Shqip.
Rrugës Via Egnatia
Denbabaden.
Edhe sot
Rrugës se kombit tim
Drejt lirisë.
Para Evropës
Isha Shqipëri
Isha Evropa vetë.
Fisi im
Para Ilir.
Pellazg më thonë
Për emrin e bukur Agim.
Si zjarr Prekazi
Trëndafil me aromë.
Më thuaj Ti
Shqipëria ime
Sa fjalë e bukur
Je.
Ke zemrën e secilit
Shqiptar.
Dashuri e liri
E emrit tim.
Më dhe nder
Gjithëçka shqip.
Brezave
U pagëzuam
Me shqipet
Fluturim.
Më thuaj Ti
Shqipëria ime
Në vargun tim
Sa bukur më rri.
Sebashku me Ylberin
Krijohet pejsazh.
Tek Drini poetik
Me gotën
Ngritim dolli vere.
Jetë e përqafim miqesh
Për Ty
Shqipëria ime.
Tokë e Dardanisë
Këtë tokë
Zoti e krijoj
Për shqipet.
Për Shqipërinë
tokë e Dardanisë
cep me cep e Ilirisë.
me plisa në ballë
me shalla të bardhë
me djemë Kastriota
vajza si zana
të bukur kanë lindur
për Atdhe
I rritë nëna.
Kjo tokë
Ka zot
Ka Adema
E Kastriot.
falë uratën
Nga përendia
Sy e zemër
Është Shqipëria.
PËR SHQIPËRINË
Për Shqipërinë
Ditë të mira
Kur do vijnë
Të gëzojmë
Të tërë lirinë
Me Malësi
E Çamërinë
Për Shqipërinë
Jemi tok
Të bashkuar
Për Evropë
Ismail.Kadare: MALLI I SHQIPERISE
![]() |
| Ismail Kadare |
MALLI I SHQIPËRISË
Më ka marrë malli për Shqipërinë tonë
Sontë, kur po kthehesha me autobuz,
Tymi i cigares "Partizani" që pinte dikush
Dridhej, kaltëronte bënte spirale,
Sikur të fshehta më thosh me gjuhën e shqiptarëve
Mua bashkeatdhetarit
Të shikoj dua mbrëmjes në rrugët e Tiranës,
Ku kam bërë dikur ndonjë marrëzi.
Dhe në rrugët ku s'kam bërë marrëzi.
Më njohin ato porta të vjetra të drunjta,
Inatin akoma do ta mbajnë,
Kokën do ta tundin,
Po unë s'do ta marr për keq,
Se malli më ka marrë.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe të thara
Gjethe të thara gjethe vjeshte,
Për të cilat krahasimet gjenden aq lehtë.
Më ka marrë malli për Shqipërinë tonë
Për atë qiell të madh, të gjërë e të thellë,
Për vrapin e kaltër të dallgëve adriatike
Për retë që në muzg si kështjella digjen,
Për alpet mjekër bardha e mjekër gjelbra,
Për netët e najlonta që nga flladet fërgëllojnë,
Për mjegullat që si indiane të kuq
muzgjeve shtegtojnë.
Për lokomotivat e kuajt,
Që të djersitur avullojnë e hungërojnë,
Për qiparisat, kopetë, e varret
Malli më ka marë, malli më ka marë,
Për shqiptarët.
Më ka marë malli e së shpejti vi atje
Duke fluturuar mbi mjegullat si mbi dëshira,
Sa i largët, aq edhe i dashur je, Atdhe.
Aerodromi do të dridhet nga uturima
Mjegulla do të rrije pezull mbi humnera.
Ata që shpikën shpejtësinë reaktive
Larg Atdheut sigurisht do të kenë qenë ndonjehere.
Dienstag, 12. Februar 2013
Naim Berisha: SHQIPERI
SHQIPERI
Mjegull ngjyrëplumbi
Pluhur bojëgjaku
Ketrushe pa zemër
Prej qelqi dhe bari
Barbari e dhëmbshur
Prej uji dhe ajri
Begati e fjetur
Prej ere dhe bore
Në c'valle vandalesh
Ke humbur fare ...
Vajzë manekine që hesht në dritare!
Mjegull ngjyrëplumbi
Pluhur bojëgjaku
Ketrushe pa zemër
Prej qelqi dhe bari
Barbari e dhëmbshur
Prej uji dhe ajri
Begati e fjetur
Prej ere dhe bore
Në c'valle vandalesh
Ke humbur fare ...
Vajzë manekine që hesht në dritare!
Sonntag, 30. Dezember 2012
Rushit Ramabaja: SHQIPËRI
![]() |
| Rushit Ramabaja |
SHQIPËRI
Zonja Mëmë e perëndive, Shqipëri
Të mëgjunjem për qumështin e gjirit
Për mëkimin e brezave që nga Ilioni
Për Dardanin që rriti zemrën në dashurinë tënde
Kur stërgjyshja Elektra bënte dritë në qiell
Mbolle në ne ylberin me rrënjë parajsore
Emrin tënd prej shprese huazove nga Zojsi
Pastaj ia bëre blatë Ezmerinës sime
Mëma jonë me hire, Shqipëri
Çove Lekën e Madh të pushtonte botën
E t’i vinte breroren tënde prej dielli
Zdorgje Kleopatrën në përrallën e Nilit
T’u krijonte kohëve Hënën e Dashurisë
Ringjalle Jezusin e varrosur
Në zemrën përvëllimë të Madalenës
Mëma jonë me trille, Shqipëri
Nganjëherë vetën hëngre
Nganjëherë të shprishën të egrit mëtues
Qyshdo që të jesh ne të duam
Nga një pranverë në lulen e marsit tjetër
Se ti varrose në pëqi krejt hyjneshat
Për të zënë vetë fronin e Kryezonjës
Dhe njëlloj mbetëm ne, bijtë e tu
Herë Solomonë të urtisë si zotat
Herë fëmijë të prapë që vrasin zogjtë
Mëma jonë fatpadalë
Mëma jonë e yllimshme
Shqipëri
Freitag, 14. Dezember 2012
Anton Marku: SHQIPËRI
| Anton Marku |
SHQIPËRI
Me mijëra vite detet të lagin brigjet
Ti shqip flet e tokën mbushë frymë.
Rrënjët ngulitur thellë në shkrepa bjeshkësh
Histori betejash të lashta sa vet jeta.
Stuhitë e jugut të rrokullisën gurët
Uraganë veriu të erdhën gjer tek pragu
Nga niset mëngjesi të zbarkuan kalorësit e hënës
Dielli të ngrohu rrallë-andej nga vijnë valët.
Një shekull mbështjellur me flamur Margone
Në gjysmërrugë me amanete brezash në gjoks.
Mos hiq dorë nga ëndrra që peng mbeti
Miliona plisa kanë drejtuar sytë në ty
Bëhu një. Rritu-Shqipëri.
Abonnieren
Posts (Atom)




