SHQIPËRI Zonja Mëmë e perëndive, Shqipëri Të mëgjunjem për qumështin e gjirit Për mëkimin e brezave që nga Ilioni Për Dardanin që rriti zemrën në dashurinë tënde Kur stërgjyshja Elektra bënte dritë në qiell Mbolle në ne ylberin me rrënjë parajsore Emrin tënd prej shprese huazove nga Zojsi Pastaj ia bëre blatë Ezmerinës sime Mëma jonë me hire, Shqipëri Çove Lekën e Madh të pushtonte botën E t’i vinte breroren tënde prej dielli Zdorgje Kleopatrën në përrallën e Nilit T’u krijonte kohëve Hënën e Dashurisë Ringjalle Jezusin e varrosur Në zemrën përvëllimë të Madalenës Mëma jonë me trille, Shqipëri Nganjëherë vetën hëngre Nganjëherë të shprishën të egrit mëtues Qyshdo që të jesh ne të duam Nga një pranverë në lulen e marsit tjetër Se ti varrose në pëqi krejt hyjneshat Për të zënë vetë fronin e Kryezonjës Dhe njëlloj mbetëm ne, bijtë e tu Herë Solomonë të urtisë si zotat Herë fëmijë të prapë që vrasin zogjtë Mëma jonë fatpadalë Mëma jonë e yllimshme Shqipëri
SHQIPËRI Me mijëra vite detet të lagin brigjet Ti shqip flet e tokën mbushë frymë. Rrënjët ngulitur thellë në shkrepa bjeshkësh Histori betejash të lashta sa vet jeta. Stuhitë e jugut të rrokullisën gurët Uraganë veriu të erdhën gjer tek pragu Nga niset mëngjesi të zbarkuan kalorësit e hënës Dielli të ngrohu rrallë-andej nga vijnë valët. Një shekull mbështjellur me flamur Margone Në gjysmërrugë me amanete brezash në gjoks. Mos hiq dorë nga ëndrra që peng mbeti Miliona plisa kanë drejtuar sytë në ty Bëhu një. Rritu-Shqipëri.
SHQIPËRIA IME E copëtuar, e shtypur, e shkelur E pamposhtur ndër shekuj të errët, Besa shqiptare ta ruajti krenarinë Shqipëria ime... Ti nuk ke pështyrë në historinë tënde Dhurove gjak për të qëndruar në këmbë, Nënat shqiptare nuk u shuajtën Shqipëria ime… Sot je e lirë ndër popuj të lirë 100 vjet i ke mbushë, qofsh e bekuar Populli shqiptar bashkë do të qëndrojë Në Europën e bashkuar Shqipëria ime...
Ardhsh i mbarë! Poemë për 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë
Ardhsh i mbarë, nëntor Pa vellon e barotit në nusebjeshkët me hone! Ardhsh i mbarë Si kënga për nipërit që kurrë s’e humb farën e grurit. Në cohëskuqjen e bajrakut Me një tufë me tinguj të ribëjmë palë kurore Shtrënguar mes pëllëmbës Si besën më të re që burri ia jep burrit.
Për pengjet e vjetër Të mos ngrejmë murrana si gurë të harruar Të thërrasim në sofër Një valë Preveze a një fjongo Ibri larg, në Mitrovicë Aty ishim, Me gazin që na jep kjo ditë flamurtare Aty do të jemi, edhe kur ëndrrat krahët mund të na i helmojnë gjarpërinjtë
Shkronjat radhitëm Në radhuan fletëvjetër të ardhur nga Evropa Zemrat I bëmë lahuta, saze dhe në supe shtrëngonin tupanin Diku Flamuri na gazmonte hapat tek hapnim dyert ndër oda Diku Na dhimbnin sepetet që plumbat sërish donin të na e kallnin.
Diku, në Prizren Do takojmë Abdylin urtak dhe Bacë Ymerin trim Një valë Lumëbardhi Do të vëmë te varret e Jasharjve ku lozin vetëtimat Në koburen e Isës Martina është gati të marrë plumbin e shkrirë E kënga Të bëhet shportë me luletinguj për çikat e trimat.
Kam bash një shekull Që kam mbjellë fidanë lirie në ditët e errta Në kokrrimin e drurit Besova se pranvera e ardhshme më e begatë do të vinte Shkronjat i gdhenda Herë në faqet e shkëmbit e herë në kondakët e pushkëve grykënxehta E zilet shkollore më zgjuan fjalët e nderimit për plagët e freskëta të martirëve
Ardhsh i mbarë Hipur mbi kalin e baladës me zgjim historie Me fytyrë të skuqur Për Hiroshimën që kemi ndezur shpesh për veten. Në kacavirrjet drejt direkëve Zgjuam shekujt me këngë kurbeti mes klithme Në tinguj këmbanash Morën frymën e re për të prekur orët e ditënetëve.
Mos më kërkoni Të numëroj në muret e shpuar të Kullës së Jasharjve, te Drenica Bacaloku Fort po druhet të tregojë plumbin e mbetur kaherë ndër gjunjë Në pragun e plaguar Po i harrokam ninullat e më zgjohet vrikshëm dhimbja E këngët për trimat Më rizgjohen si dritë mëngjesi në lodra, a në fjalën e urtë.
Ardhsh i mbarë, nëntor Me amanete të zgjuara nga Preveza e Gumenica dritëbehari Ku ullinjtë e jetimtë Lexojnë me kod zemrash abetaren mbrujtur me brumë lirie Eh, Çamëria ime Me varre të paemër, me oxhakë pa thëngjinj zjarri Ndaj falmë Që dot nuk po ta puthim barin e harlisur ndër brigje
Falna Që djepet e fëmijëve i lamë të fshehur mes gërmadhave E vallen e Osman Takës S’e hedhim dot në Arpicë a në Shesh të Paramithisë. Çerdhja e gjoksit Ende pikon në strehën e mallit të baballarëve E vajzat Po hedhin një valle fluturore mbi trëndafilë
Bëna dasmorë Me shamitë kaltërore, me gjethe dafine mbi buzë. Në Festën e Bashkimit Ta vëmë mendueshëm ballin te Muri i Gjakut Na vër mes farkëtarësh Të një farke ku hekuri rrihet në furrë Lavdia Të na skuqë e të na e bëjë hapin e udhës më të matur.
Ardhsh i mbarë Bëna Kryekrushk të një dasme që veç uron mes sofrës. E bririn Na e jep në buzë t’ua japim brezave në agun me rreze Të bashkosh Qiejt e zemrave, pëllëmbët e burrit e gazin e foshnjës Të na bashkosh Trokëllimat e kuajve si karvanarë të shekujve.
SHQIPERIA IME Zemrën Mbaj në dorë Veshur me puthjet plotë dritë Dhe qiellin e lart Ber prej ëndërrave të tua Shqipëriia ime… Rend Përms shpresave të ndezura Nëpër shpirtin e bukur dhe rrebel Ku shpresat Mbjelle si pemë Çelin lulet Dhe zgjasin përqafimet Nga deget e brishta Ku unë përherë Jam ndjerë yti… Unë biri dhe bija Ati dhe nëna Unë madhështori Dhe I fuqishmi... Unë zëri yt Thirrja jote Kënga e bukur e dashurisë Dhe britma e rrevoltës Zëri I fiteorës Gjaku i luftrave Me diejt Brenda kraharorit Dhe brohorimen magjike Të yjeve… Shqipëria ime Fisnikja ime E mira ime Dashuria dhe dhimbja ime Puthja prej zjarri Malli prej nëne.. Enderra prej fëmije Dhe perqafimi prej grujeje Shqipëria ime, Dheu im shekullor Guret e thinjur Rrugët plot jetë Jetojnë brenda meje Marrin dritë dhe forcë Behen e sotmja Dhe e nesërmja… Buzeqesha prej hënë Dhe krahet e përqafimit Hapur madhështor Si një horizont… Shqipëria ime… E dua rendjen tënde Nëpër shekujt e përgjakur Plaget e tua, burrat e mdhenjë njerzor dhe heronjë jeten e tyre ta bënë dhuratë ndërsa shkonin krahpër krah me vdekjen të matroheshin me Lirinë… Shqipëria ime, Dashuria dhe drita ime Zemra dhe ëndërra ime Nder duar, Kam plaget e qindra viteve Një gjerdan trimërie Qëndisur me të kuqe… Shqipëria ime… Me flamurin Bërë prej buzeqeshjes sonë Rend nëpër shekuj Kalorse e lirisë Përmes qiejve Mbi rrufetë dhe vetetimat Mbi të gjithë zjarret e yjeve Me një diell të madh Mbi supet e brishte… Se une pa ty Shqipëria ime Nuk jam ky që jam Se ne pa ty Shqipëria jonë Nuk mund të jemi kurrë shqiptarë … Se ne me ty Shqipëria ime Përjetësisht Fitojmë mbi shekuj Dhe njëqindvjeçarë… SHQIPËRI NËNË PERËNDISH Shi dhe përsëri shi Qiejt Derdhen Mbi ty SHQIPËRI e përmbytur, e braktisur, e lënë në mëshirë në vetmi me dhimbjen tënde prej nëne, për bijtë që vuajnë… Rënkonë,Shqipëria ime dhëmb dhe hesht, Hesht Shqipëri përpar trishtimit nën pikat e ftohta të shiut dhe shëndrrohesh e tëra në një britmë ... Ta dëgjoj rënkimin Nënë ndjej drithërimat e tua prej gruaje me duart e rreshkura zgjatur pa shpresë drejt qiejëve bijtë e tu moj NËNË janë endur rrugëve të Botës si një dhimbje që derdhet e lumëshme me dallgë trishtimi… ta dëgjoj zërin drithërimat e tua kapur nëpër retë e përlotura ku qiejt humbasin shpresën nën dritën e klithmave Të ndjej Shqipëri Brenda meje Si një det gjaku dhe zjarri Jam yti Edhe I vdekur Biri yt Rrugëvë tragjike të mërgimit Ku drama jonë Nuk paska asnjëherë fund… Jam yti Shqipëri… Je imja moj NËNË PERËNDISH.
Liri Shqipërie Eni në valle, ashtu me vrull, ashtu mengadale, në këtë rrjedhë hareje, në ngjarje të madhe: po feston Atdheu, Festën e Pavarësisë, ne po e gëzojmë rritën e Lirisë, e kemi fat, për ne është nder, ndodhi në vjeshtë, na solli pranverë… Kjo ngjarje e madhe për ne ka një emër, Liri Shqipërie dhe e duam shumë, po, e kemi Zemër!