Donnerstag, 29. November 2018

Shaip Beqiri: SHQIPËRIA

Shaip Beqiri

SHQIPËRIA

Të ranë dhëmbët
Dhe nofullat të ranë
Veten duke ngrënë

Mes dy dhembjeve të mia
Çeli trëndafili yt i zi

Tash nga çdo anë e horizontit
Më afrohet i njëjti diell përvëlues
Duke u fundosur hurdhave të tua

U bëre ishull brenda vetes
Të ribëhesh duke u zhbërë gjithnjë

Mbete me varrin tënd ngarkuar
Të presësh ditën që vjen
Të bëhet syri yt i madh
Në ballin e kohës sime

Historinë ta shkruan kopilët
E udha t`u mbyll në hanxharë

Do të ribëhesh përgjithmonë e tërë
Përfundi palës së qiejve të tu bubullues
Prej krahëthyerave ujvara gjunjpërgjakura
Me ritmin e këputur të rrëkeve të mllefit tënd

Tiranë, 1992

Mittwoch, 23. November 2016

Haxhi Muhaxheri: SHQIPËRIA

Haxhi Muhaxheri / Portret nga piktori Luan Jakupi

SHQIPËRIA

Ishte nuse

që ia kishin zili perënditë

Nga shkëlqim i nurit të saj

dritë merrte edhe dielli

Kahmot e lakmonin

kodoshet e Olimpit

Ajo nuk jepej

ajo nuk merrej

Mallkimin ia varën në qafë

E trupin ia gjymtuan

Atëbotë

Europa qeverisej nga djalli

21. 03. 2014

Dienstag, 7. Mai 2013

Miltiadh Davidhi: SHQIPËRIA IME

Miltiadh Davidhi

SHQIPËRIA IME

Vëndi im! Në zëmrë time thahesh e mbin i gjelbër e i ri,
E unë mbetem tokë pjellore
Për dashurinë e urrejtjen, virtutet e veset e tua,
Por malli u bë erë e kërkon të kthehet atje, tek ti,
Ndaj pritmë me ajër e dritë e ngrohtësi dhe mua.

Ai s’e di se barërat që u kujdesa me përkushtim
Janë tharë, e barërat e rinj s’më njohin më asnjëçikë,
E atje jam i papunë, i pabukë, anonim,
Në punë janë vetëm ata që meren me politikë!

Po malli do të kthehet, t’i marrë erë tokës
Si fëmija që s’jeton dot pa erën e nënës së vet,
Pa prehërin e saj, pa ia përkëdhelur fytyrën
Dhe pse e rrudhur, e plakur nga hallet, është tok’ e shkretë.

Ai s’e di, se shokët atje u ngjajnë kuajve të bukur e fisnikë,
Që duan t’i kashaisësh me kujdes e nge,
E t’ua krehësh bishtin duke ua përkëdhelur me kashai
E thënë:-Oh, sa bisht të bukur që ke!

Por po t’u kërkosh të bëjnë një nder të thonë:
-S’kam kohë të bëhem shërbëtor i një poeti!
Dhe vrapojnë pas thesit të tagjisë si gjithmonë,
E bëhen shërbëtorë të një shteti...!

Po ata që tërhoqën zvarrë diktatorin e vdekur,
Përgjërohen për një deftesë, a dekoratë
Si ato që jepte diktatori kur qe gjallë dhe i hekurt,
Një lavdëratë,a qytetar nderi i X qyteti shkërdhatë!

Ka të tjerë që shkojnë më tej në absurditet,
Kërkojnë të bëhen të pavdekshëm, perëndi,
Megjithse janë thjesh qytetar, shkrimtarë a poet,
Duan patjetër të jenë qiellor si zoti, si ai,

Po malli do të kthehet... dhe pse vëndi im
I ngjan një molle të kuqe, të bukur
Me goxha krimb brënda që i ha tulin,shpirtin,
Dhe në të i qetë qëndron i strukur...!

Dhe pse cmira,zilia e keqja është futur tek ne
Si në trup e shpirtë gjarpëri,
E kafshon pas shpinës me dhëmbët plot hellm
E pa të helmuar si del inati,

E njerëzit u ngjajnë deteve,
Kanë krijuar kufi,
Nuk mund të bashkohen me ujërat e njëri-tjetrit,
Se janë në dy të ndryshme parti!

Mbi gjëmbat e tua e atë pak lumturi
Do vij ta shpoj e ta mbush trupin, shpirtin,
Në kërkim të një rruge për të nesërmen,
E me muret e diellit tënd të bëj varrin tim.

Vëndi im!
Në zemrë time thahesh e mbin,i gjelbër e i ri,
E unë mbetem tokë pjellore në përkushtim,
Për dashurinë e urrejtjen, virtutet e veset e tua,
Por malli u bë erë e kërkon të kthehet atje, tek ti,
Ndaj falmë ngrohtësi, ajër e dritë dhe mua.

Montag, 29. April 2013

Kolec Traboini: SHQIPERIA

Kolec Traboini

SHQIPERIA

Jo miqtë e mi, ikja nuk është tragjedia
e hedhjes së trastës në kurriz pesë shekuj
me një shkop për të zbuar qentë, kurrsesi.
Tragjedi është mosdija e ikjes
moskuptimi e harrimi i piknisjes
miklimi që jeta na afron nëpër troje
të largëta e me bukuri të mahnitshme.

Jo miqtë e mi, joshja s’është e fajshme
kemi të drejtë ta jetojmë epshin tonë
për gra e vajza aziatike, për qejfe e pasuri
por lëshimi i vetvetes në pasione të liga
duke harruar vendin tim e vendin tënd
duke harruar se e bukura magjike
është edhe tek lulja mbi shkëmb.

Jo miqtë e mi, fajin nuk e ka Amerika
anipse më farfuritës Las Vegasi është
Bostoni, Detroiti, New Yorku,
San Françisko a Florida
se sa fshati yt a fshati im në Jug a Veri
sepse edhe këtu gjithçka është ngjizur
me mundime, me lotë, me dashuri.

Fajin kurrsesi nuk ta ka ikja
trokitja nëpër dyert e botës
ku mësove shijen e bukës me djersë
por vetmashtrimi, harrimi se
Shqipëria e varfër nuk mundi të jepte
më shumë se qumështin e gjirit e dhimbjen
më shumë a më tepër se në sepete kish.

Prandaj ti u bëre më i pasur e më i ditur
shumë më shumë se ata që s’dinin të iknin
- siç mençurisht ta thotë dhe Kavafis-
pikërisht se të mungonte Shqipëria
dhe dëshira për ta bërë të pasur atë,
pikërisht.

I humbur do të jesh vetëm atëherë
kur të ikësh - e më të kthehesh prapë,
s’do të dish.

2012

Sonntag, 28. April 2013

Alexandra Adami: NENA IME SHQIPERI


 
NENA IME SHQIPERI

Oj Nënë Shqipëri
A smë thirrë- unë do të vij!
Se aty ndjehem ...shqiponjë
Kur ti hap unë krahët e mij.
Oj Nënë Shqiperi
Jemi katandis në megrim të zi
Por zemra ime po rrah shqip
Se bija yte të përkas ty...
Sdua më aq larg të rri
Dua t´kthehen e të hy në gji,
Ta flas me ty gjuhën e bukur
Në mes shqiptarësh sa lumturi!
Oj Nëna ime Shqipëri
Merrëm në krah si një fëmijë,
Krenare këngën e këndoj për Ty
Për më t´bukurën SHQIPERI!!!

Natasha Limaja: Dy poezi


M'A GEZOFSHI 100-TE VJETORE!

O Ismail Qemal ,burri,
Pa shih Vloren ,u perflak ,
Shqipja me kokat krenare,
Valevitet mbi cdo oxhak.

O Ismail Qemal ,burri,
Nrehu, ngrehu e na shih ,
Ngazellimi na mbuloi, 
100-te vjete pamvaresi .

O Ismail Qemal ,burri,
I mencur e babaxhan,
Me fjalen tende te bute,
E zbute tere dynjane .

O Ismail Qemal , burri,
Ngrehu , ngrehu ,ti ku je ?!...
Njezeteteten vulose, 
Me te madhin Skenderbe .

O Ismail Qemal,burri,
U perpoqe, Eh,c'luftove!...
Tere jeten tende e shkrive,
Dhe ,ja, na mevetesove.

Ti na bere zot te vendit ,
Na mbushe me dinjitet ,
Ndaj dhe shqipja me dy koka,
Dallgezon per 100 vjete.

O Ismail Qemal, Vlora,
Hajde te festosh me ne,
Ditelindjen tende te dyte ,
100-te vjete memedhe .

Deshiren kemi  absurde
Porsi une dhe cdo shqiptare,
Ne kete dasme te madhe 
Ty te te kemi ne balle !...

Besoj ,uron shpirti yt,
Ne 28-te Nentore,
Mbi shqiponjen e flamurit,
M'a gezofshi 100-te vjetore!...

Fejzaj  7 . 11 . 2012 .





I MBUSHA 100-TE VJETE !

Ne cdo porte,ne cdo oxhak
Shqipja e mbytur ne gjak ,
Valevitet e brohoret
E,heeeeeej , i mbusha 100-te vjeeete.

S'jane pak ,por eshte nje shekull
Tmerresishte jame perpjekur ,
Larte flamurin kuq e zi 
Ta valevis me krenari .

Edhe pse, keq me gjymtoi
Europa, uqeri ,
Une Shqipja me dy krere
Fluturoj vec ne  LIRI .


Ndoshta jame e drobitur
Zemra me pikon gjak ,
Per Kosoven ,Camerine
Plage  ,plage fluturoj prape .

Kurre e kurre ,si kame harruar,
Se jane zgjatimet e mia,
I dua ! ,e do t'i marre !...
Ta di mire , Grekoserbia .

Po ti Europa plake
C'pate me folezen time?!...
Kur ajo ishte e plote 
Pse e ben cope e therrime?...

Po ta dish ,ta dish, ta dish
Se ajo ka rritur djem ,
hekurin  e bluajne me dhembe
Behen fli per MEMEDHENE .

Besoj se i ke njohur 
Apo zene u ke degjuar ,
Kush shqiponjen dykrenare 
E nis per te fluturuar .

Atlet i Krishtit ne Kruje
Diplomati vete ne Vlore ,
Ngriten shqipen e perflakur
Ne 28-te Nentore .

E  , u bene plote 100-te vjete
Qe  ai flamur valevitet ,
Sa te kete fryme shqiptari
Larte e me larte do ngjitet

E shenjte eshte kjo date
Ngazellimi i papare ,
Dhe gezimin pervelonjes
Kushdo qofte me gen SHQIPETARE!....

Fejzaj  20 . 11 . 2012 .

Samstag, 27. April 2013

Naim Frasheri: TI SHQIPERI ME JEP NDER

Naim Frasheri

TI SHQIPERI ME JEP NDER

O malet e shqiperise 
dhe ju o lisat e gjate,
fushat e gjera me lule, 
qe ju kam nder mend dite e nate.

Ju bregore bukuroshe 
dhe ju lumenj te kulluar,
cuka, kodra, brinja, gerxhe 
dhe pyje te gjelberuar!

Do te kendoj bagetine 
qe mbani ju e ushqeni,
o vendethit e bekuar, 
ju mendjen ma defreni.

Ti Shqiperi,me jep nder, 
me jep emrin shqipetar,
zemren ti ma gatove 
plot me deshire e me zjarr!